The Villa

VILLA NOKA NË ALPET SHQIPTARE

MË SHUMË SESA QË E KENI PRITUR

PËRSE TË PUSHONI TEK NE?

 

VILLA NOKA është një ekoshtëpil natyrore. Ajo ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Villa ndodhet 1400m mbi nivelin e detit; vetëm 101 km larg nga Prishtina.

Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës.

Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë qerdhe.

Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. VILLA NOKA është një QERDHE, ku shpirti ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe psiqikën; për veshët, sytë, zemrën dhe mendjen. Në VILLA NOKA pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i këtij hoteli!

 

 

 

NA TELEFONONI ...

+ 38649533322

JASHTË VILLËS NOKA

 

Pranvera alpine shqiptare plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit. Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime...

BRENDËSIA E VILLËS NOKA

 

Shtëpi nga guri dhe druri në malet e Rugovës shqiptare

Kjo Vilë me qëra posedon 3 dhoma gjumi, 1 kuzhinë me pajisje të duhura, 1 banjë, 1 dhomë të madhe ndenjeje, dhe 1 ballkon rrethor nga e cila keni një pamje të mahnitshme.

Villa posedon TV satelitor, ujë të ftohët akull, i cili rrjedhe nga thellësia prej 51 metra.

Booking.com

AMBIENTI PËRRETH VILLËS

 

Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sëmundjet e ftohjes.

Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e VILËS NOKA.

Email us: miresevini@qetësia.com

Call us: + 38649533322 & + 47 46694453

Copyright @ All Rights Reserved